Ndërlidhjet

Barroso mbron Merkelin


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Komisionit Evropian, Jose Manues Barroso
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe shefi i Komisionit Evropian, Jose Manues Barroso
Shefi i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso mbrojti të shtunën kancelaren gjermane Angela Merkel kundër kritikave se ajo duhet fajësuar për masat e ashpra të kursimit që po zbatohen në Evropë.

“Ajo që është duke ndodhur në Francë ose në Portugali nuk është faji i zonjës Merkel e as i Gjermanisë”, ka thënë ai në një intervistë për gazetën gjermane Welt am Sonntag.

“Kjo krizë dhe problemet, që e përcjellin nuk janë rezultat i politikave gjermane ose dështimit të Bashkimit Evropian. Ato janë rezultat i tejkalimeve të politikave shpenzuese ose mungesës së konkurrueshmërisë dhe veprimeve të pakthyeshme të tregjeve financiare”, tha ai.

Një sulm i javës së kaluar i socialistëve francezë për politikat shtrënguese të Merkelit, ishte i fundit në mesin e kritikave drejtuar kancelares gjermane që nga shumë në Evropë shihet si liderja e këtyre masave të imponuara nga BE.
XS
SM
MD
LG