Ndërlidhjet

Aksident treni në Belgjikë, dy të vdekur


Foto ilustruese
Foto ilustruese
Dy persona kanë vdekur dhe 14 janë plagosur të shtunën kur një tren që mbante kemikate doli nga shinat në Belgjikë, duke shkaktuar një zjarr të madh në afërsi të qytetit Ghent, njoftuan autoritetet.

Aksidenti ka ndodhur rreth 02:00 pas mesnatës në mes të qyteteve Schellebelle dhe Wetteren.

Autoritetet thanë se për shkak të aksidentit janë evakuuar rreth 300 banorë nga shtëpitë që gjendeshin në afërsi të hekurudhës.
XS
SM
MD
LG