Ndërlidhjet

Xhaxhai i organizon varrimin Tsarnaevit


Tamerlan Tsarnaev (djathtas)
Tamerlan Tsarnaev (djathtas)
Xhaxhai i sulmuesit të dyshuar të maratonës së Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, ka marrë përsipër përgjegjësinë për organizimin e riteve të varrimit për nipin e tij, i cili u vra në një betejë me armë me policinë.

Ruslan Tsarni të dielën vizitoi shtëpinë e funeraleve në Masaçusets.

Ai u shoqërua nga tre meshkuj tjerë, që planifikuan ta ndihmojnë atë për të kryer ritet myslimane të varrimit për nipin e tij 26-vjeçar.

Drejtori i shtëpisë së funeraleve thotë se nuk ka qenë në gjendje që të gjejë një varrezë në Masaçusets, e cila është e gatshme ta varrosur Tsarnaevin, por se ai ka marrë oferta nga shtete të tjera.

Tsarnaev dhe vëllai 19-vjeçar i tij, Dzhokhar, të dy emigrantë etnikë çeçenë, besohet se kanë vendosur dy bomba në maratonën e Bostonit në muajin e kaluar, duke vrarë tre dhe plagosur më shumë se 260 persona.
XS
SM
MD
LG