Ndërlidhjet

Gjermani: Nis gjyqi ndaj rastit neo-nazist


Mynih, 06 maj 2013
Mynih, 06 maj 2013
Një proces gjyqësor është duke u zhvilluar në Gjermani kundër një gruaje që akuzohet se i përket një celule neo-naziste, fajtore për një seri vrasjesh me motive racore, që kanë tronditur vendin.

Beate Zschaepe është ngarkuar me akuzat se ka marrë pjesë në vrasjen e tetë turqve, një greku dhe një policeje në mes të vitit 2000 dhe 2007, si dhe ka marrë pjesë në plaçkitje të bankës.

Ajo gjithashtu përballet me akuza se i përket një organizate terroriste – Nëntoka Kombëtare Socialiste (NSU).

Ekzistenca e bandës u bë e njohur në nëntor të 2011, kur dy burrat që besohet se kanë themeluar NSU me Zschaepen, Uwe Mundlos dhe Uwe Boehnhardt, kryen vetëvrasje pas dështimit të grabitjes së një banke dhe i vunë flakën karvanit të tyre në qytetin lindor të Eisenach.

Gjyqi në Mynih është duke u përcjellë nga afër në Gjermani dhe pritet të zgjasë më shumë se një vit.
XS
SM
MD
LG