Ndërlidhjet

Moskë: Mijëra njerëz ndjekin tubimin e opozitës


Policia duke u përgatitur për tubimin e opozitës. Moskë, 6 maj 2013.
Policia duke u përgatitur për tubimin e opozitës. Moskë, 6 maj 2013.
Mijëra njerëz janë mbledhur në një tubim të opozitës në sheshin Bolotnaya të Moskës.

Tubimi shënon përvjetorin e parë të protestave masive kundër rikthimit të Vladimir Putinit në presidencë, të cilat kanë përfunduar me arrestimin e qindra demonstruesve.

Oraganizatorët e protestës së sotme janë duke bërë thirrje për lirimin e dhjetëra protestuesve që vazhdojnë të mbesin në burgje.

Sot, një organizator i protestës është vrarë në një aksident. Policia ka thënë se Maksim Melkov, 25 vjeç, ka vdekur kur një auto-parlant ka rënë mbi të, gjatë përgatitjeve për tubim.

Pavarësisht incidentit, autoritetet e Moskës kanë lejuar tubimin, ashtu siç është planifikuar.

Ato u kanë dhënë leje organizatorëve për tubimin e 30,000 njerëzve.
XS
SM
MD
LG