Ndërlidhjet

Arrin në 23 numri i të vrarëve në Pakistan


Kurram, Pakistan
Kurram, Pakistan
Numri i të vrarëve nga shpërthimi i së hënës në provincën Kurram të Pakistanit ka arritur në 23.

Sipas zyrtarëve lokalë, bëhet fjalë edhe për 67 persona të tjerë të plagosur.

Sulmi i djeshëm ka pasur në shënjestër një tubim parazgjedhor, ndërsa përgjegjësinë për të e kanë marrë talibanët e Pakistanit.

Afro 100 njerëz janë vrarë në Pakistan, në dhunën që lidhet me zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
XS
SM
MD
LG