Ndërlidhjet

Konferencë për Somalinë në Londër


Somali
Somali
Kryeministri britanik, David Cameron, do të jetë sot nikoqir i një konference ndërkombëtare në Londër, për të ndihmuar Somalinë që t’i japë fund konfliktit prej më shumë se dy dekadash.

Konferenca do të fokusohet në rindërtimin e forcave të saj të sigurisë dhe trajtimin e përdhunimit – një temë kryesisht tabu në Somali.

Somalia konsiderohet si një shtet i dështuar, i goditur nga kryengritja islamike, pirateria dhe uria nga viti 2010 deri më 2012.

Së paku shtatë njerëz janë vrarë nga shpërthimi i një makine bombë në kryeqytetin Mogadishu, të dielën.

Grupi Al-Shabab, i cili është pjesë e Al Kaidës, ka thënë se ka kryer sulmin.

Takimi i së martës, i cili do të bashkëkryesohet nga Cameroni dhe presidenti i Somalisë, Hassan Sheikh Mohamud, pason konferenca të ngjashme në Londër dhe Stamboll, të cilat janë mbajtur vitin e kaluar.
XS
SM
MD
LG