Ndërlidhjet

Rusi: Janë gjetur dy trupa të pajetë pas rrëzimit të helikopterit


Pamje pas rrëzimit të një helikopteri MI-8 në Rusi në vitin 2008
Pamje pas rrëzimit të një helikopteri MI-8 në Rusi në vitin 2008
Ekipet e shpëtimit në Rusi i kanë gjetur dy trupa të pajetë në një bllok akulli në një lum afër mbetjeve të helikopterit MI-8, që u rrëzua në Siberinë juglindore.

Ministria ruse për situata emergjente tha sot se mbetet i panjohur fati i shtatë njerëzve të tjerë që gjendeshin në helikopter.

Helikopteri ishte zhdukur dje në provincën Irkutsk në Rusi, derisa merrte pjesë në operacionin për thyerjen e blloqeve të akullit, që po e pengojnë rrjedhën e lumit në pjesën veriore të këtij rajoni.

Zyrtarë të kompanisë Angara, që i takonte helikopteri, thanë se ai i barte afro dy tonelata të eksplozivit.
XS
SM
MD
LG