Ndërlidhjet

Jahjaga: Integrimi në BE varet nga ne


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga
Në prag të shënimit të 9 Majit, Ditës së Evropës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se kjo datë i gjen qytetarët e Republikës së Kosovës të bashkuar rreth këtyre vlerave dhe vizionit të integrimit në familjen evropiane.

"Na gjen në një moment të rëndësishëm për të ardhmen evropiane të vendit tonë, në prag të hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, që konfirmon suksesin e arritur deri më tani dhe që hapë rrugën drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian", ka thënë ajo përmes një mesazhi urimi.

"Integrimi në BE varet prej nesh, prej institucioneve dhe qytetarëve, prej vullnetit dhe angazhimit tonë për të dëshmuar se jemi pjesë e Evropës dhe vlerave të saj. Nuk ka një rrugë të shkurtër për anëtarësim në BE dhe ne nuk jemi të interesuar për një të tillë. Ne jemi të interesuar t’i plotësojmë të gjitha kushtet, sepse vetëm kështu mund të krijojmë një shtet të qëndrueshëm, një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe një demokraci të konsoliduar. Reformat që duhet t’i ndërmarrim janë jo vetëm për hir të integrimit evropian, por për mirëqenien tonë, për qytetarin tonë dhe për të ardhmen e gjeneratave të reja", thuhet në mesazh.
XS
SM
MD
LG