Ndërlidhjet

Obama, Netanyahu diskutojnë sigurinë...


Benyamin Netanyahu, Baracak Obama, foto nga arkivi
Benyamin Netanyahu, Baracak Obama, foto nga arkivi
Shtëpia e Bardhë tha se presidenti Barak Obama dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë folur në telefon në lidhje me çështjet e sigurisë rajonale dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë tha se dy udhëheqësit ranë dakord për të vazhduar “koordinimin e ngushtë” të tyre.

Thirrja pason dy sulme ajrore izraelite mbi objektivat siriane.

Të dy udhëheqësit folën të mërkurën menjëherë pasi sekretari i Shtetit John Kerry njoftoi se do të udhëtojë në rajon për dy javë, për të nxitur paqen mes Izraelit dhe palestinezëve.

Kerry e bëri njoftimin në Romë përpara bisedimeve me ministren izraelite të Drejtësisë, Tzipi Livni, e cila po mbikëqyr përpjekjet izraelite për të rinisur negociatat.
XS
SM
MD
LG