Ndërlidhjet

Izraeli ndërton vendbanime tjera në Bregun Perëndimor


Bregu Perendimor
Bregu Perendimor
Autoritetet izraelite kanë dhënë dritën jeshile për ndërtesa tjera në Bregun Perëndimor, një lëvizje kjo që do të komplikojë përpjekjet amerikane për të ringjallur bisedimet paqësore izraelito-palestineze.

Një zëdhënës izraelit tha të enjten se është dhënë miratim preliminar për 296 shtëpi në koloninë Beit El.

Palestinezët kundërshtojnë çdo ndërtim në territorin e tyre të cilin duan ta kenë pjesë të shtetit të ardhshëm, dhe shefi negociator palestinez, Saeb Erakat tha se lëvizja e Izraelit dëshmon se ai po saboton përpjekjet amerikane për ringjallejn e paqes.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry ka njoftuar se do të vizitojë Izraelin gjatë këtij muaji, në një përpjekje për të rinisur bisedimet e paqes, që pothuajse janë ngrirë që nga fundi i vitit 2010.
XS
SM
MD
LG