Ndërlidhjet

Varroset Tamerlan Tsarnaev


Tamerlan Tsarnaev
Tamerlan Tsarnaev
Sulmuesi i dyshuar i Maratonës së Bostonit, Tamerlan Tsarnaev, është varrosur në një lokacion të fshehtë, ka bërë të ditur policia në Masaçusets.

“Trupi i Tsarnaevit nuk është më në qytetin Uorcester dhe është varrosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ai është vrarë në të shtënat me policinë, pas sulmeve të 15 prillit në Maratonën e Bostonit, në të cilat kanë humbur jetën tre persona dhe janë plagosur mbi 260 të tjerë.

Autoritetet kanë luftuar për të gjetur një komunitet të gatshëm për të pranuar trupin e Tsarnaevit.

“Si rezultat i apelit tonë publik për ndihmë, një individ i giximshëm dhe i mërshirshëm ka siguruar ndihmën e nevojshme për të varrosur si duhet të vdekurin”, ka thënë policia, transmeton BBC.

Tamerlan Tsarnaev dhe vëllai i tij, Dzhokhar, akuzohen për vënien e bombave pranë vijës së finishit në Maratonën e Bostonit.

Dzhokhar ndodhet në spitalin e një burgu, pasi është qëlluar dhe plagosur gjatë kërkimit të policisë.
XS
SM
MD
LG