Ndërlidhjet

Britania tërheq staf nga Libia


Ilustrim
Ilustrim
Britania ka tërhequr një pjesë të stafit nga ambasada e saj në Libi, në përgjigje të “pasigurisë së vazhdueshme politike në këtë vend”, ka bërë të ditur Zyra e Jashtme Britanike.

“Ambasada britanike tërheq përkohësisht një numër të vogël të stafit – kryesisht ata që punojnë në mbështetje të ministrive të qeverisë, të cilat janë prekur nga zhvillimet e fundit”, thuhet në kumtesë.

Ajo po ashtu thekson se misioni në Tripoli mbetet “i hapur si zakonisht”, përfshirë edhe shërbimet konsullore.

Në javët e fundit, persona të armatosur kanë bllokuar disa ndërtesa të ministrive, duke u kërkuar ligjvënësve libianë që të kalojnë ligjin, i cili ndalon zyrtarët që kanë punuar për ish-diktatorin Muammar Qaddafi, të marrin poste të larta.
XS
SM
MD
LG