Ndërlidhjet

AP: Departamenti i drejtësisë i konfiskoi incizimet telefonike


Presidenti i AP-së Gary Pruitt
Presidenti i AP-së Gary Pruitt
Agjencia Associated Press thotë se Departamenti i drejtësisë i Shteteve të Bashkuara në mënyrë të fshehtë i ka siguruar incizimet telefonike të bisedave të reporterëve të saj me editorët, për dy muaj. Agjencia këtë e cilëson si “ndërhyrje masive dhe të paprecedente” në aktivitetet e shtypit.

Presidenti i AP-së, Gary Pruitt, ka protestuar mbrëmë nëpërmjet një letre drejtuar prokurorit të përgjithshëm amerikan, Eric Holder, në të cilën shkruan se qeveria ka synuar marrjen e informacioneve në mënyrë që nuk arsyetohet me asnjë hetim specifik.

AP thotë se Departamenti i drejtësisë kishte thënë se incizimet ishin marrë nga kompanitë telefonike, disa muaj më parë, për 20 linja të ndryshme të telefonave të stafit.

Qeveria nuk ka thënë se për çka i duheshin incizimet.

Më herët, zyrtarët thanë se prokurori i Shteteve të Bashkuara po e udhëheq një hetim penal lidhur me atë se kush ka mundur ta lëshoj rrjedhjen e informacioneve për agjencinë AP, më 7 Maj të vitit të kaluar, lidhur me raportin për operacionin kundërterrorist në Jemen.
XS
SM
MD
LG