Ndërlidhjet

Japoni: Prefekti thotë se skllavëria seksuale ishte e domosdoshme


Toru Hashimoto (në plan të parë)
Toru Hashimoto (në plan të parë)
Prefekti i qytetit japonez, Osaka, Toru Hashimoto, thotë se ishte e domosdoshme që ushtria e Japonisë i kishte detyruar qindra-mijëra femra të Azisë të merren me prostitucion para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Hashimoto tha mbrëmë vonë se skllavët seksualë nga vendet që Japonia i kishte invaduar, është dashur ta “mbajnë disiplinën” dhe të mundësojnë relaksim për ushtarët që e rrezikonin jetën e tyre në luftë.

Këto komente të Hashimotos, që është edhe njëri nga liderët e Partisë së Ripërtritjes Japoneze, e krahut konservator, me gjasë të do nxisin tensione të reja me vendet fqinje në Azi, që për një kohë të gjatë janë ankuar se Japonia ka dështuar ta fajësoj ndonjë shtetas të vet për krime të luftës.

Historianët thonë se afro 200 mijë femra, shumica prej tyre nga Gadishulli korean dhe Kina, ishin detyruar të kishin marrëdhënie seksuale me ushtarët japonezë në lokalet speciale ushtarake.
XS
SM
MD
LG