Ndërlidhjet

Obama dhe Sharif do të vazhdojnë bashkëpunimin


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka uruar Nawaz Sharifin, kryetar i Ligës Myslimane të Pakistanit, për suksesin e partisë së tij në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Udhëheqësi amerikan ka biseduar në telefon me Sharifin. Obama po ashtu ka vlerësuar daljen e votuesve në zgjedhje, përkundër kërcënimeve nga ekstremistët e dhunshëm.

Dy liderët janë pajtuar që të vazhdojnë të punojnë së bashku, për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Pakistan dhe për të avancuar "interesat e tyre të përbashkët në një Pakistan të qëndrueshëm, të sigurt dhe të begattë".
XS
SM
MD
LG