Ndërlidhjet

Ofertë paqeje për tuaregët e Malit


Mali, foto nga arkivi
Mali, foto nga arkivi
Presidenti i përkohshëm i Malit, Dioncounda Traore i tha Parlamentit Evropian se separatistët tuaregë nuk duhet fajësuar për konfliktin në këtë shtet afrikan dhe se së “shpejti do të marrin një ofertë paqeje”.

Oferta për Lëvizjen Nacionale të Azawadit do të jepet nga ish ministri i Jashtëm Tiebile Drame, ka bërë me dije vetë ai në Parlamentin Evropian.

“Problemi që ekziston sot në Mali nuk është problem i tuaregëve. Është problem i krijuar nga terroristët, xhihadistët dhe trafikantët e drogës. Ata nuk janë tuaregë”, është shprehur Traore.

Tuaregët janë fajësuar për konfliktin në Mali, ku grupe të armatosura islamike kanë shfrytëzuar një kryengritje të një grupi nomad që kërkonte autonomi, duke shkaktuar edhe ndërhyrjen ushtarake franceze në muajin janar.
XS
SM
MD
LG