Ndërlidhjet

Beograd: Ish-basketbollisti therret me thikë në një kafene


Ish ylli i basketbollit të Serbisë, Predrag Danilloviq, është therrë me thikë, gjatë një përleshjeje në një kafene në Beograd, sot në mëngjes.

Danilloviq, 43 vjeçar, gjendet në gjendje serioze shëndetësore dhe është në spital, pasi është i plagosur në kokë, në duar dhe në bark.

Mjekët thonë se pas operacionit ai është në gjendje stabile.

Policia e Beogradit tha se nuk dihen shkaqet e përleshjes dhe se për këtë incident po zhvilloihen hetime.

Danilloviq i kishte fituar katër tituj të kampionit evropian me seleksionin e ish Jugosllavisë dhe katër tituj të kampionit evropian me Partizanin e Beogradit dhe Virtusin e Bolonjës.

Në vitin 1994 ai ishte shpallur basketbollisti më i mirë i Evropës.

Një pjesë të karrierës së tij ai e kaloi edhe në Shtetet e Bashkuara, ku luajti për Miami Heat dhe Dallas Mavericks.

Prej se u tërhoq nga loja aktive, ai ishte drejtor i klubit të basketbollit Partizan në Beograd.
XS
SM
MD
LG