Ndërlidhjet

SHBA kritikon Iranin për pengimin e dy kandidatëve


Akbar Hashemi Rafsanjani...
Akbar Hashemi Rafsanjani...
SHBA ka kritikuar Iranin pasi që autoritetet ndaluan dy kandidatë të mundshëm potencialë nga kandidimi për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Ish presidenti Akbar Hashemi Rafsanjani dhe Esfandiar Rahim Mashaie – një këshilltar i afërt i presidentit në largim Mahmud Ahmadinejad – janë refuzuar nga kandidimi.

Vendimi u mor nga ana e Këshillit të Gardianëve të klerikëve dhe juristëve.

Vetëm tetë nga afër 700 kandidatë të mundshëm potencialë janë miratuar nga Këshilli.

Analistët thanë se shumica e kandidatëve të aprovuar janë besnikë të liderit suprem Ayatollah Ali Khamenei.

Në Uashington, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Patrick Ventrell iu kërkoi autoriteteve të Teheranit, që t’iu mundësojnë iranianëve zgjedhje të lira.

Ventrell tha se Këshilli ka miratuar kandidatët duke “u bazuar vetëm në ata që regjimi beson se përfaqësojnë interesat e tij, më shumë sesa të popullit iranian”.
XS
SM
MD
LG