Ndërlidhjet

Irani avancon teknologjinë për pasurim të uraniumit


Logo e ANEB-it
Logo e ANEB-it
Një raport i ri i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) ka vënë në pah se Irani ka përmirësuar kapacitetet e tij për të pasuruar uranium, duke instaluar qindra centrifuga më shumë.

Raporti i ANEB-it thotë se Teherani është duke ecur përpara në ndërtimin e një reaktori të ri kërkimor.

Ai, megjithatë, tregon rritje të kufizuar në rezervat e ndjeshme atomike të Republikës Islamike.

Raporti thotë se rritja konsiderohet ende nën “vijën e kuqe” të Izraelit.

Izraeli ka kërcënuar me sulme ushtarake nëse diplomacia dhe sanksionet nuk arrijnë të pengojnë Iranin nga ambiciet bërthamore.

Kritikët thonë se Irani është duke bërë përpjekje për krijimin e armës atomoike. Por, Teherani thotë se programi i tij bërthamor është tërësisht paqësor.
XS
SM
MD
LG