Ndërlidhjet

Gjukanoviq lavdëron Serbinë e Kosovën


Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq.
Kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka lavdëruar Serbinë dhe Kosovën për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve.

“Komplimente Beogradit dhe Prishtinës. Marrëveshja është hapi i parë drejt stabilitetit rajonal. Është hap i shkëlqyeshëm dhe me rëndësi historike”, ka thënë Gjukanoviq në samitin e liderëve të bizneseve të rajonit, i cili mbahet në Beçiq.

Sipas kryeministrit malazez, Marrëveshja e Brukselit nuk është vetëm sukses i Serbisë dhe Kosovës, por edhe i rajonit.

Gjukanoviq ka thënë se “me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, rajoni mund t’iu përkushtohet plotësisht qëllimeve të integrimit evropian”.
XS
SM
MD
LG