Ndërlidhjet

Francë: Lidhet martesa e parë homoseksuale


Ilustrim
Ilustrim
Në Francë është zhvilluar martesa e parë zyrtare mes dy personave të të njëjtës gjini, pas miratimit të ligjit që lejon martesat e homoseksualëve dhe ligjit të adoptimit.

Dy burra, Vincent dhe Bruno, u martuan të mërkurën në komunën e qytetit Montpellier.

Qindra mysafirë ishin të ftuar, duke përfshirë edhe një ministër të qeverisë, derisa policia ka bërë roje jashtë për të siguruar që të mos ndërpritet ceremonia.

Të dielën, dhjetëra mijëra njerëz protestuan në Paris kundër ligjit në një demonstratë që përfundoi me përleshje me policinë.

Kundërshtarët e ligjit, që mbështeten nga grupe fetare dhe disa grupe djathtiste politike, thonë se duan ta ruajnë traditën, që fëmijët të kenë prindër një mashkull dhe një grua.

Franca është vendi i 14-të në botë që lejon martesat e të njëjtit seks.
XS
SM
MD
LG