Ndërlidhjet

Shpërthime në Bagdad, 15 të vrarë


Irak
Irak
Zyrtarët irakianë thonë se sulmet me bomba në mbrëmjen e së mërkurës, në dy lagje të Bagdadit, kanë vrarë të paktën 15 persona dhe kanë plagosur dhjetëra të tjerë.

Sulmet e së mërkurës zgjeruan një valë të gjakderdhjes, që është bërë dhuna më e madhe e vendit, që kur forcat amerikane u tërhoqën nga Iraku në fund të vitit 2011.

Policia thotë se sulmi vdekjeprurës i së mërkurës goditi një lagje sunite në Ghazaliyah, ku një bombë e vendosur në rrugë dhe një automjet bombë shpërthyen pranë një tregu duke vrarë 10 persona.

Një automjet bombë shpërtheu në zonën e përzier sunite-shiite të Hay Jihadit, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 18.

Një valë tjetër e bombave në të martën vrau të paktën 15 njerëz, ndërsa të hënën nga shpërthimet u vranë 70 persona.
XS
SM
MD
LG