Ndërlidhjet

Bales do ta pranojë fajin


Skenë e vizatuar nga gjykimi i Robert Bales
Skenë e vizatuar nga gjykimi i Robert Bales
Një ushtar amerikan, i akuzuar për vrasjen e 16 civilëve afganë, është pajtuar që të pranojë fajësinë, për të shmangur kështu dënimin me vdekje.

Robert Bales është akuzuar për vrasjen e fshatarëve - kryesisht gra dhe fëmijë - në sulmet në shtëpitë e tyre në Kandahar, në mars të 2012-ës, në një nga mizoritë më të këqia të luftës në Afganistan.

Një nga avokatët e tij tha se Bales do pranojë fajësinë për akuzat e vrasjeve me paramendim dhe pastaj do të paraqitet përpara një jurie ushtarake ku do t’i përcaktohet dënimi.

Vrasjet ngjallën protesta të ashpra në Afganistan, duke e detyruar ushtrinë amerikane që të ndalë përkohësisht operacionet luftarake në Afganistan.

Avokatët mbrojtës kanë argumentuar se Bales vuante nga stresi post-traumatik dhe nga një dëmtim i trurit, madje edhe para vendosjes së tij në Afganistan.
XS
SM
MD
LG