Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Kusair, OKB e shqetësuar


Kusair - foto arkivi
Kusair - foto arkivi
Luftime të ashpra janë raportuar brenda dhe jashtë qytetit Kusair të Sirisë.

Forcat besnike të presidentit Bashar al-Assad kanë bërë përpjekje të rikthejnë qytetin strategjik, në kufi me Libanin, i cili kontrollohet nga rebelët.

Përmes një deklarate, Komisionarja për Ndihma Emergjente e Kombeve të Bashkuara, Valerie Amos, dhe Komisionarja për të Drejta të Njeriut e OKB-së, Navi Pillay, janë shprehur të alarmuara për raportet se mijëra civilë ndodhen të bllokuar brenda Kusairit.

Ato kanë thënë se mbi 1,500 civilë të plagosur në këtë qytet, duhet të evakuohen për trajtim mjekësor.

Amos dhe Pillay u kanë bërë thirrje të dyja palëve që të bëjnë armëpushim dhe t’iu japin civilëve shansin që të largohen.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka shprehur shqetësime të ngjashme.

Në Kombet e Bashkuara, Rusia raportohet të ketë bllokuar deklaratën e Këshillit të Sigurimit për alarm mbi rrethimin e Kusairit.
XS
SM
MD
LG