Ndërlidhjet

Amano: Parchin-i mund të jetë spastruar


Yukiya Amano
Yukiya Amano
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, ka thënë se aktivitetet e gjera të ndërtimit në një objekt ushtarak iranian mund të kenë hequr të gjitha provat mbi kërkimet e mundshme të armëve nukleare.

ANEB dëshiron të ketë qasje në objektin Parchin, pranë Teheranit, që dyshohet se është përdorur për testimin e komponentëve të një arme bërthamore.

Duke folur pas një takimi të bordit drejtues të agjencisë në Vjenë, drejtori i përgjithshëm i ANEB-it, Yukiya Amano tha se “më nuk është e mundur që të gjendet ndonjë gjë, edhe nëse sigurohet qasja”.

Më herët gjatë ditë, Amano tha se nuk është bërë përparim në përpjekjet për të sqaruar shqetësimet rreth programit bërthamor të Iranit.
XS
SM
MD
LG