Ndërlidhjet

Sharif jep betimin si kryeministër i Pakistanit


Nawaz Sharif
Nawaz Sharif
Nawaz Sharif pritet që sot të fillojë zyrtarisht mandatin e paprecedent të tretë si kryeministër i Pakistanit.

63-vjeçari është planifikuar të japë betimin të mërkurën, pasi është zgjedhur zyrtarisht përmes një votimi në Asamblenë Kombëtare.

Liga Myslimane e Pakistanit e Sharifit fitoi në Kuvendin Kombëtar prej 342 vendesh, pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Qeveria e re po përballet me presion të menjëhershëm, me pakistanezët që po presin me ankth veprimet për të zgjidhur një sërë problemesh të frikshme që kanë pllakosur vendin prej 180 milionë njerëz, duke përfshirë edhe mungesën kronike të energjisë, ekonominë që gjendet në apati dhe sulmet e shpeshta terroriste.

Kthimi i Sharifit në pushtet vjen 13 vjet pasi u rrëzua në një grusht- shtet ushtarak.

Zgjedhjet e 11 majit shënuan transferimin e parë demokratik të pushtetit në Pakistan që prej pavarësisë në vitin 1947.
XS
SM
MD
LG