Ndërlidhjet

Regjimi sirian merr kontrollin në Kusair


Kusair, Siri...
Kusair, Siri...
Kryengritësit sirianë kanë konfirmuar raportet se trupat qeveritare kanë rifituar kontrollin ndaj qytetit strategjik të Kusairit, pranë kufirit libanez.

Kjo fitore pason një ofensivë të qeverisë kundër luftëtarëve kryengritës që zgjati gati tri javë.

Televizioni shtetëror i Sirisë raportoi më herët se “ushtria siriane ka marrë kontrollin e plotë në rajonin Kusair në provincën Homs, pas vrasjes së një numri të madh të terroristëve dhe kapjen e të tjerëve”

Ai i quajti kryengritësit “terroristë”.

Ndërkohë, kryengritësit thanë se janë tërhequr nga Kusair “përballë arsenalit të madh dhe mungesës së furnizimeve si dhe ndërhyrjes flagrante të Hezbollahut”.

Në muajin e kaluar, grupi militant libanez Hezbollah, njoftoi se luftëtarët e tij u janë bashkuar forcave qeveritare në betejën për Kusairin.

Krengritësit kanë përdorur qytetin strategjik kufitar për të bartur armë por edhe për lëvizjen e luftëtarëve nga Libani.
XS
SM
MD
LG