Ndërlidhjet

Gërmia pa mina, falë FSK-së e Armatës Suedeze


Prishtinë - Një pjesëtar i FSK-së, duke kërkuar mina në rrënojat e një godine në Parkun e Gërmisë (Ilustrim)
Prishtinë - Një pjesëtar i FSK-së, duke kërkuar mina në rrënojat e një godine në Parkun e Gërmisë (Ilustrim)
Forcat e Sigurisë së Kosovës kanë pastruar Parkun e Gërmisë në Prishtinë nga minat dhe mjetet e tjera të pashpërthyera, që kanë mbetur në këto male prej pasluftës.

Për gati 2 muaj, kompania e FSK-së për deminim bashkë me njësitet homologe të armatës suedeze kanë pastruar 25 mijë metra katror në parkun e kryeqytetit.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga FSK-ja, thuhet se dy njësitë e specializuara për deminim kanë shkatërruar 35 bomba kasetore dhe 3 granata dore.

Përveç kësaj pune të madhe, FSK-ja dhe Armata Suedeze kanë larguar edhe mbi 438 kamionë me mbeturina të gërmadhave, që ishin bombarduar nga NATO-ja gjatë luftës.
XS
SM
MD
LG