Ndërlidhjet

Kinë: Hapet rast penal ndaj zjarrit në autobus


Autobusi në flakë, Xiamen, Kinë, 7 qershor, 2013
Autobusi në flakë, Xiamen, Kinë, 7 qershor, 2013
Një zjarr që shpërtheu në një autobus në Kinën juglindore ka vrarë 47 persona dhe është duke u hetuar si “një rast serioz penal”.

Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua tha se autobusi u kaplua nga zjarri gjatë orës së pikut, të premten në qytetin bregdetar Xiamen.

Janë dërguar në spital 34 persona.

Policia në Xiamen tha se ka identifikuar një të dyshuar dhe se rasti ka arritur “një zbulim të madh”.

Nuk u dhanë hollësi tjera. Në fillim të kësaj jave nga një zjarr në një thertore shpendësh në Kinën verilindore u vranë 120 persona.

Autoritetet thanë se menaxhimi i sigurisë në fabrikë ishte një “rrëmujë totale” dhe kanë arrestuar dy drejtuesit e lartë të saj.
XS
SM
MD
LG