Ndërlidhjet

Talibanët sulmuan Gjykatën Supreme në Kabul


Kabul, 11 qershor 2013.
Kabul, 11 qershor 2013.
Zyra e presidentit të Afganistanit, Hamid Karzai, ka bërë të ditur se 17 persona kanë humbur jetën dhe 39 të tjerë janë plagosur nga sulmi vetëvrasës i talibanëve në hyrje të Gjykatës Supreme në Kabul.

Kreu i hetimeve penale në Kabul, gjenerali Mohammad Zahir, ka thënë se shumica e viktimave janë punonjës të gjykatës.

Talibanët kanë lëshuar një deklaratë, duke thënë se mbajnë përgjegjësi për sulmin.

Ata po ashtu kanë kërcënuar me sulme të tjera kundër gjyqësorit të Afganistanit, nëse vazhdon të shqiptojë dënime me vdekje kundër luftëtarëve talibanë.
XS
SM
MD
LG