Ndërlidhjet

OKB: 93,000 njerëz llogariten të vrarë në Siri


Siri (Ilustrim)
Siri (Ilustrim)
Numri i njerëzve të vrarë në luftën dy vjeçare civile në Siri ka shkuar në mbi 93,000 deri në fund të muajit prill, njoftoi të enjten zyra për të drejtat e njeriut e Kombeve të Bashkuara.

Shkalla e vdekjes në konfliktin sirian, sipas kësaj zyre, është rritur në një mesatare prej 5,000 viktima për muaj, që nga korriku i vitit të kaluar.

Ky vlerësim u tha se bazohet vetëm në vrasjen e dokumentuara, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që numri i viktimave të jetë më i madh.

“Askush nuk po përfiton asnjë gjë nga kjo masakër e pakuptimtë, ndërsa shtetet me ndikim në botë, munden nëse ato veprojnë bashkërisht, që të bëjnë shumë më shumë për t’i dhënë këtij konflikti fund, duke shpëtuar kështu mijëra jetë të tjera”, tha të entjen Komisionari i OKB-së për të Drejtat e Njeriut Navi Pillay.
XS
SM
MD
LG