Ndërlidhjet

Tbilisi: Policia parandalon një sulm terrorist


Gjeorgji (Ilustrim)
Gjeorgji (Ilustrim)
Ministria e brendshme e Gjeorgjië thotë të ketë parandaluar një sulm terrorist në kryeqytetin Tbilisi të enjten.

Zëdhënësi i këtij dikasteri Nino Giorgobiani i tha gazetarëve se dy shtetas të huaj, të përfshirë në përgatitjen e sulmit në kryeqytet janë arrestuar të enjten në mëngjes.

Policia thuhet se ka gjetur një sasi të madhe të eksplozivit me detonatorët, armë ilegale, dhe dokumente të falsifikuara të identifikimit, pas bastisjes së shtëpisë së dy burrave.

Giorgobiani shtoi se njëri prej të dyshuarve, Mikail Kadyev, është në listën e më të kërkuarve të Interpolit për vepra kriminale të kryera në një shtet evropian.

Ajo nuk dha asnjë detaj shtesë për këtë rast.

Nacionaliteti i të dyshuarve nuk është bërë i ditur.
XS
SM
MD
LG