Ndërlidhjet

Daçiq konfirmon takimin “në nivel të lartë”


Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq.
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se më 20 qershor, në Bruksel, do të ketë takim të lartë midis Beogradit dhe Prishtinës, së bashku me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

“Javën e ardhshme, më 20 qershor, do të mbahet takimi në nivelin më të lartë, pas të cilit Catherine Ashton, së bashku me komisionarin për zgjerim, Stefan Fuele, do t’iu dërgojë letër vendeve anëtare të BE-së, për atë se çfarë është zbatuar dhe çfarë është bërë”, ka thënë Daçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Prishtina dhe Beogradi kanë arritur marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve më 19 prill. Grupet punuese të të dyja vendeve janë duke biseduar për mënyrën e zbatimit të saj.

Zbatimi është kyç që të dyja vendet të avancojnë në rrugën e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG