Ndërlidhjet

Mbahet pjesa e dytë e testit të maturës


Prishtinë
Prishtinë
Sot në Kosovë, në 305 qendra, maturantët i janë nënshtruar pjesës së dytë të testit të maturës shtetërore në lëndët profesionale, sipas profileve përkatëse.

Zyrtarët e Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës kanë njoftuar se për mbarëvajtjen e procesit janë angazhuar mbi 2,500 administrues dhe mbi 900 anëtarë të komisioneve në Qendrat e Testimit, të cilat qendra janë të mbuluara me së paku dy përfaqësues nga tri universitetet publike të Republikës së Kosovës.

Publikimi i rezultateve do të bëhet më 24 qershor.

Ankesat e nxënësve pranohen nga data 25 deri më 27 qershor dhe publikimi i rezultateve me ankesa do të bëhet më 28 qershor.
XS
SM
MD
LG