Ndërlidhjet

Rohani: Fitoi maturia, humbi ekstremizmi


Iran-Populli iranian feston në rrugët e kryeqytetit fitoren e Hassan Rohani në zgjedhjet presidenciale, 15Qershor2013.
Iran-Populli iranian feston në rrugët e kryeqytetit fitoren e Hassan Rohani në zgjedhjet presidenciale, 15Qershor2013.
Hassan Rohani tha sot se zgjedhja e tij për president të Iranit ishte “një fitore e maturisë karshi ekstremit”.

Mijëra iranian kanë festuar në rrugët e Teheranit fitoren e Rohani, pasi rezultatet u bënë të ditura të shtunën.

Ish-negociatori bërthamor Hassan Rohani llogaritet si një klerik i moderuar, është përkrahur në zgjedhjet presidenciale të së premtes nga Lëvizja Reformatore, ndërsa fitoi 50.7% të më shumë se 36 milion votuesve.

Rohani ka thirr fuqitë e mëdha që ta trajtojnë Iranin me respekt dhe t’ia njohin të drejtat e veta.

Shtetet Perëndimore kanë mirëpritur me maturi presidenti e ri iranian.

Shtetet e Bashkuara kanë shpreh gatishmëri për angazhime “direkte” për të zgjidhur dyshimet se Irani po prodhon armë nukleare.

Izraeli ndërkaq, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e ul presionin kundrejt Teheranit, sa i përket programit bërthamor.
XS
SM
MD
LG