Ndërlidhjet

Rishfaqet Snowden, komenton në forume interneti


Edward Snowden
Edward Snowden
Informatori Edward Snowden, i cili ekspozoi programin sekret të qeverisë amerikane për mbikëqyrjen e telefonave dhe internetit ka mbrojtur vendimin e tij për të bërë publik këtë aferë në një intervistë për portalin e gazetës “The Guardian”.

E veçanta e kësaj interviste është se Snoëden është kyçur sot në forumin e diskutimeve të gazetës në internet, ku i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve dhe gazetarëve, ndërsa ka theksuar se ai nuk ka zbuluar operacionet amerikane kundër asaj që ka quajtur “caqe legjitime ushtarake”.

Sipas tij, ajo që ka zbuluar në opinion ishin spiunimi i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në infrastukturat civile, si universitete dhe biznese.

Gjatë diskutimit në forumin e “The Guardian”, Snowden tha se ka ikur për Hong Kong pasi nuk ndihej i sigurt që do të kishte një gjykim të drejtë në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG