Ndërlidhjet

Obama propozon reduktim të armëve bërthamore


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka propozuar që SHBA-ja dhe Rusia të reduktojnë kokat strategjike bërthamore për një të tretën.

Obama ka bërë propozimin gjatë një fjalimi në Berlin, ku ka qëndruar për herë të parë si president.

Propozimi parasheh reduktimin e arsenalit amerikan dhe rus në rreth 1,000 armë.

“Për aq kohë sa ekzistojnë armët bërthamore, ne nuk jemi të sigurt”, ka thënë Obama.

Ai po ashtu ka propozuar reduktimin e armëve bërthamore taktike të SHBA-së dhe Rusisë në Evropë.

Në Moskë, presidenti Vladimir Putin ka thënë se Rusia nuk do të lejojë çekuilibër në armët bërthamore.

Një ndihmës i tij ka thënë se Rusia do që procesi i reduktimit të përfshirjë edhe vende të tjera, që posedojnë armë të tilla.

Obama ka mbajtur fjalimin në Portën Brandenburg, ku 50 vjet më parë John F. Kennedy ka deklaruar solidaritetin e tij me qytetarët e Berlinit.
XS
SM
MD
LG