Ndërlidhjet

ShBA-Hong Kongut: Na ekstradoni Edward Snowden


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Hong Kongut që të merret urgjentisht me kërkesën e tyre për ekstradim të Edward Snowden.

Ish-kontraktori i autoriteteve amerikane të inteligjencës akuzohet për ekspozimin e programeve sekrete të mbikëqyrjes.

Këshilltari për Sigurinë Kombëtare Tom Donilon i tha medieve amerikane se Shtetet e Bashkuara kanë “një rast të fuqishëm” kundër Snowden.

Mediet në Hong Kong raportojnë se i dyshuari nuk është arrestuar, dhe as që është nën mbrojtjen e policisë, siç kanë raportuar disa medie më herë.

Sipas gazetës South China Morning Post, Snowden nuk është prapa grilave por në një “vend të sigurt” diku në Hong Kong.

Ky medium ka shkruar sot se i dyshuari Edward Snowden po ekspozon detaje të reja për aktivitetet amerikane të spijunimit, përfshirë edhe akuzat se Shtetet e Bashkuara kanë hyrë ilegalisht në rrjetet e telefonisë mobile të Kinës dhe universitetin elitar Tsingua.
XS
SM
MD
LG