Ndërlidhjet

KQZ: Avancon koalicioni i socialistëve


Gazetarët bisedojnë me telefon afër kutive të votimit në Tiranë
Gazetarët bisedojnë me telefon afër kutive të votimit në Tiranë
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka raportuar se koalicioni i udhëhequr nga Partia Socialiste në opozitë e Shqipërisë, i ka fituar 52% të votave, ndërsa koalicioni i prirë nga Partia Demokratike në qeveri, i ka 37% të votave, pas numërimit të afro 25% të fletëvotimeve.

Sipas vlerësimit të KQZ-së, në zgjedhjet e së dielës kanë dalur 54%, të afro 3.3 milionë shtetasve me të drejtë vote.

Këto ishin zgjedhjet e teta të përgjithshme në Shqipëri prej rënies së komunizmit.

Lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, i bindur në fitore, tha se rivali i tij duhet ta luaj rolin në të ardhmen e Shqipërisë.

“Ky është moment në politikë kur humbësit duhet të marrin pjesë në fitoren e vendit të tyre...Shqipëria mund ta mbajë kokën lartë pas këtyre zgjedhjeve”, tha Edi Rama.

Rezultatet e plota nuk priten para ditës së nesërme, ndërsa demokratët këmbëngulin se janë të hershme parashikimet për fitoren e socialistëve dhe se këto parashikime mund të paraqiten të gabushme.

“Kur të gjitha fletëvotimet të numërohen, ne do të jemi fitues”, tha zyrtari partiak i PD-së, Gerti Bogdani.

Ai ka bërë thirrje për “proces paqësor, të qetë dhe të rregullt” të numërimit të votave.
XS
SM
MD
LG