Ndërlidhjet

Kinë: Dhjetëra të vrarë në trazirat në pjesën perëndimore


Pamje nga një vendbanim me shumicë ujgure në Kinë
Pamje nga një vendbanim me shumicë ujgure në Kinë
Nga trazirat në rajonin autonom ujgur të ndarë etnikisht Xinjiang në Kinë, raportohet se janë vrarë 27 vetë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua ka raportuar se “masat me thika”, sot në mëngjes, e sulmuan stacionin e policisë, një ndërtesë të qeverisë dhe një objekt në ndërtim në qytetin Lukqun.

Kjo agjenci raporton se masa “i ka therrë njerëzit dhe i ka ndezur veturat e policiës”.

Së paku 17 vetë janë vrarë para se policia kishte hapur zjarr në masë, duke vrarë së paku 10 njerëz.

Raporti nuk e përcakton se kush ishte në këtë “masë”, por në rajonin e përmendur dominojnë ujgurët, që është një popullatë myslimane.

Gjatë viteve të fundit, autoritetet e Turqisë i kanë vendosur disa miliona kinezë Han në këtë hapësirë, për të ndihmuar në zhvillimin e fushave të naftës në këtë rajon, por kjo ka shkaktuar konflikte etnike, nga të cilat janë vrarë qindra vetë.
XS
SM
MD
LG