Ndërlidhjet

ShBA mirëpret avansimin e Kosovës-Serbisë në BE


Ilustrim
Ilustrim
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka mirëpritur vendimin e liderëve të BE-së për të avansuar tutje integrimin e Kosovës dhe Serbisë brenda strukturave evropiane, kurse i bënë thirrje dy vendeve të vazhdojnë së punuari drejt normalizimit të raporteve mes tyre.

“Inkurajohemi nga raporti i fundit i Unionit Europian mbi suksesin e negociatave gjatë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe përgëzojmë liderët e të dyja shteteve në përkushtimin për ta mundësuar këtë të aritur”, thuhet në komunikatë.

Përfaqësia diplomatike amerikane në Prishtinë shkruan në komunikatë se, ShBA-të fuqishëm përkrahin integrimin Euro-Atlantik të të dyja shteteve, mënyrë kjo që fuqizon stabilitetin dhe prosperitetin regjional.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë të vazhdojnë me përpjekjet me qëllim të mirë, në zbatimin e marrëveshjes për të normalizuar marrëdhëniet dhe demonstrojnë përkushtimin e tyre për tu bërë pjesë e Europës paqësore dhe prosperuese”, përfundon komunikata e ambasadës amerikane në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG