Ndërlidhjet

Irani arreston ca sllovakë nën akuza për spiunim


Iran/Sllovaki – Matej Valuch, shtetasi sllovak i arrestuar në Janar nga autoritetet iraniane nën dyshimin se është spiun dhe bashkëpunëtor i CIA-së
Iran/Sllovaki – Matej Valuch, shtetasi sllovak i arrestuar në Janar nga autoritetet iraniane nën dyshimin se është spiun dhe bashkëpunëtor i CIA-së
Ministria e punëve të jashtme të Sllovakisë bënë të ditur se një numër i shtetasve sllovak janë arrestuar në Iran.

Një zëdhënës i ministrisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se diplomatët sllovak në Teheran kanë kontaktuar me të shtetasit e arrestuar dhe zyrtarët iranian.

Agjencia sllovake e lajmeve SME shkruan të premten se 5 ose 6 sllovakë janë arrestuar në Iran, nën dyshimin për spiunim.

Sipas këtij mediumi, të arrestuarit ishin pjesën e klubi aeronautik, që në Iran kishin shkuar në një ekspeditë, por më pas janë akuzuar për fotografim të ndërtesave ushtarake.

Ky është incidenti i dytë brenda pak muajve, pasi një shtetas sllovak ishte arrestuar në janar nga policia iraniane nën akuza se po spiunon për Shtetet e Bashkuara.

26 vjeçari Matej Valuch kishte mohuar akuzat, dhe më vonë ishte liruar dhe kthyer prapa në Sllovaki.
XS
SM
MD
LG