Ndërlidhjet

Snowden akuzon Obamën


Edward Snowden
Edward Snowden
Ish-kontraktori i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka lëshuar një deklaratë përmes WikiLeaks-it, në të cilën akuzon presidentin Barack Obama se u bën presion vendeve për të hedhur poshtë kërkesat e tij për azil.

Snowden kërkohet nga Shtetet e Bashkuara për shkak se ka publikuar dokumente për programet e mbikëqyrjes të SHBA-së.

Të hënën, presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se Snowden mund të qendrojë në Rusi nëse ndalon aktivitetet që dëmtojnë Shtetet e Bashkuara.

Putin po ashtu ka përjashtuar ekstradimin e Snowdenit tek autoritetet amerikane.

Obama ka thënë se administrata e tij është në bisedime me Rusinë për Snowdenin dhe ka shfaqur shpresën se Moska do ta dorëzojë atë.

Ndërkohë, udhëheqësit evropianë kanë kërkuar përgjigje nga Uashingtoni, pasi disa media evropiane kanë raportuar se Shtetet e Bashkuara kanë spiunuar për institucionet e BE-së në SHBA dhe Bruksel, si dhe për 38 ambasada.
XS
SM
MD
LG