Ndërlidhjet

Vetëvendosje: Shqetësim për vendimin për zgjedhjet lokale


Pamje e qendrës së Prishtinës
Pamje e qendrës së Prishtinës
Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur sot shqetësim për vendimin e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, për shpalljen e mbajtjes së zgjedhjeve lokale më 3 Nëntor.

Në njoftimin për media të Vetëvendosjes theksohet se kjo datë nuk është ajo që e zgjodhi presidentja, por “këtë e bëri kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiqi, për interesat e tij dhe të Serbisë”.

Kjo lëvizje thotë se Vetëvendosja “më 15 Mars 2013, ka propozuar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Kosovë, dhe atë 29 Shtatorin dhe 6 Tetorin 2013”.

Vetëvendosja kërkon dorëheqjen e presidentes Jahjaga, pasi siç theksohet në fund të kumtesës, ajo “më së paku i përfaqëson interesat e qytetarëve”.
XS
SM
MD
LG