Ndërlidhjet

ShBA: Ligjvënësit duan më shumë teste raketore


Ilustrim
Ilustrim
Katër ligjvënës republikan i kanë bërë thirrje të premten Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes Chuck Hagel që të kryejë teste të reja për sistemin e mbrojtjes raketore këtë vit, pasi testet e fundit kishin dështuar.

Ligjvënësit kërkuan po ashtu që zhvillimi i gjeneratës së ardhshme të sistemeve mbrojtëse që ua zënë rrugën sulmeve eventuale raketore, duhet të bëhet prioriteti kryesor i mekanizmave amerikane të mbrojtjes.

Më 5 korrik testet mbrojtëse kishin dështuar, kurse saktësisht nuk dihen arsyet për këtë gjë, edhe pse dyshohet se plani i reduktimit të shpenzimeve në ushtri, mund të jenë faktori kyç.

Letra që iu dërgua të premten sekretarit Hagel është nënshkruar nga Buck McKeon, që është kryesues i Dhomës së Përfaqësuesve të Komitetit për Shërbimet Ushtarake dhe Mike Rogers që kryeson komitetin e forcave strategjike, bashkë me Senatorin James Inhofe kryerepublikanin e Komitetit të Shërbimeve të Armatosura dhe Senatori Jeff Sessions.

Dështimi i sistemit mbrojtës raketor vije në kohën kur janë shtuar brengat se Koreja e Veriut, Irani dhe Kina kanë zhvilluar programet e tyre raketore.
XS
SM
MD
LG