Ndërlidhjet

Vriten 7 paqeruajtës të OKB-së në Sudanin Jugor


Darfur - Forcat paqeruajtëse të OKB-së, UNAMID (Ilustrim)
Darfur - Forcat paqeruajtëse të OKB-së, UNAMID (Ilustrim)
Shtatë paqeruajtës janë vrarë dhe shtatëmbëdhjetë të tjerë janë lënduar të shtunën në një prit në Darfur të Sudanit, lajmëron Misioni i OKB-së në këtë vend.

Ky incident shënon humbjet më të mëdha të njerëzve në historinë pesë vjeçe të operacionit të Kombeve të Bashkuara në Unionin Afrikan (UNAMID).

“7 paqeruajtës janë vrarë, kurse 17 janë lënduar”, konfirmoi për AFP-në zëdhënësi i UNAMID, Christopher Cycmanick.

Sulmi tregon se sa e tensionuar është gjendja në rajonin e largët perëndimore të Sudanit, ku incidenti ka ndodhur pak metra larg bazës së paqeruajtësve në Manavashi, në veri të Nyala që është kryeqyteti i Darfurit Jugor.

“Ekipi i UNAMID është zënë në prit, nga një grup i madh i personave të paidentifikuar të cilët me kanë shtënë në ta me breshëri plumbash. Të plagosurit janë evakuuar tek pasi kanë arritur përforcimet”, thuhet në një komunikatë për medie.
XS
SM
MD
LG