Ndërlidhjet

Vriten gjashtë militantë të Al-Kaidas në Jemen


Ilustrim
Ilustrim
Një fluturake amerikane pa pilot ka vrarë gjashtë militantë të Al-Kaidas gjatë natës, njoftojnë forcat ushtarake të Jemenit.

Sipas agjencisë franceze të lajmeve AFP, gjashtë të dyshimtit ishin duke udhëtuar me dy makina në krahinën jugore Abyan, kur janë sulmuar nga aeroplani pa pilot.

Duke cituar burimet e veta në ushtrinë jemenase, kjo agjenci shkruan se të vrarët ishin duke udhëtuar për në Mahfad, rajonin jugor të shtetit i cili kontrollohet nga xhihadistët, që nga përmbysja e presidentit Ali Abdullah Saleh në vitin 2011.

Edhe pse militantët e Al-Kaidas janë dobësuar në këtë shtet, ata megjithatë vazhdojnë të kryejnë kohë pas kohe sulme vetëvrasëse, që për cak kanë kryesisht forcat e sigurisë.
XS
SM
MD
LG