Ndërlidhjet

Ushtria afgane: Sot kemi vrarë 50 militantë


Ilustrim
Ilustrim
Ushtria e Afganistanit njoftoi të martën se ka vrarë 50 kryengritës, përfshirë edhe luftëtarë të huaj, gjatë një operacioni masive nga forcat e sigurisë në rajonin lindor të shtetit.

Ministria e Mbrojtjes shpjegoi se “rrebelët e vrarë, janë nga Pakistani, Arab, Uzbek dhe Çeçen me shtetësi”.

Sipas kësaj ministrie ofensiva është ndarmarr në krahinat Nangarhar, Paktia dhe Logar, dhe se operacioni “është kryer me sukses dhe sipas planit”.

Të hnënë qeveria në Kabul kishte pretenduar se ka vrarë më se 80 kryengritës në këtë rajon.

Zëdhënësi i talebanëve Zabiullah Mujahid ka mohuar raportet se ndonjë nga luftëtarët taleban të jetë vrarë gjatë operacionit ushtarak afgan.
XS
SM
MD
LG