Ndërlidhjet

Banglladesh-HRW: Në shkurt u vranë 150 nga policia


Ilustrim
Ilustrim
Organizata për vëzhgimin global të respektimit të të drejtave të njeriut, Human Rights Watch raporton se forcat e sigurisë në Banglladesh kanë vrarë më se 150 njerëz gjatë protestave në rrugë në muajin shkurt.

Në një raport të publikuar të enjten, ky grup shkruan se “në disa raste protestuesit kanë qenë të veçuar” dhe pretendon se mbi 2,000 protestues janë lënduar gjatë demonstratave.

Partia Jamaat-e-Islami ka nisur protestat në muajin shkrut pas burgosjes së liderëve të saj për krimet e kryera gjatë luftës së vitit 1971 për pavarësimin e shtetit nga Pakistani.

Brad Adams, drejtori për Azinë në HRW tha se “nëse qeveria nuk merr veprime të prera për të vënë në kontroll forcat e sigurisë, atëherë do të ketë edhe më shumë gjak në rrugë deri në fund të vitit”.

Sekretari për punë të brendshme i Banglladeshit Mustaq Ahmed ka refuzuar të komentoj këtë raport.
XS
SM
MD
LG